Kredi e Rregullt

Kredi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në sektorin bujqësor në mënyrë të veçantë, në zonat rurale në përgjithësi, si dhe sektorët e tjerë të ekonomisë me kushtet e mëposhtme:

  • Ndarje e rrezikut me bazë 50/50
  • Shuma maksimale e kredisë 500,000 Euro (ose ekuivalenti në Lek)
  • Monedha: Lek (monedha te tjera vetëm në raste të vecanta)
  • Kredia: Vetëm kredi të reja, jo rifinancim ose ristrukturim të kredive ekzistuese. Në rast të kredive për huamarrësit ekzistues, cilësia e ripagimit duhet të klasifikohet si normale.
  • Kreditë Paralele për biznesit huamarrëse lejohen në rastet e mëposhtme:
    • Jo më shumë se dy kredi në të njejtën kohë, pavarësisht nga fakti se shuma totale e kredive është brenda kufirit maksimal të miratuar të RCGF;
    • Të paktën 40% e shumës ekzistuese të kredisë të jetë shlyer pa vonesa;
    • Balancat individuale për tu shqyrtuar dhe aprovuar rast pas rasti;
    • Normalisht, performancë e mirë ose e përmirësuar e biznesit nëse shuma e sugjeruar e kredisë është më e lartë se shuma origjinale e kredisë ekzistuese.
  • Llojet e kredisë: kredi për kapital punues dhe kredi për investime
  • Afati:
    • Për kreditë për kapital punues: maksimumi 36 muaj, por jo më pak se 12 muaj;
    • Për kreditë për investime: maksimumi 84 muaj, por jo më pak se 12 muaj.
  • Shuma maksimale e kredive të huamarrësit: të mos kalojë 600,000 Euro (ose ekuivalenti në Lek)
Kjo faqe perdor "cookies" dhe perpunon informacione personale per permiresimin e navigimit te perdoruesve.