Stafi

John P. Khoury

Email: jkhoury@rcgf.al

Bajram Korsita

Email: bkorsita@rcgf.al

Bajrami ju bashkua RCGF në vitin 2014 si konsulent dhe aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i fondacionit RCGF.

Ai vjen me një eksperiencë prej më shumë se 30 vitesh në sektorin bankar dhe mikrofinanciar, duke mbajtur pozicione në kredit, menaxhim risku, auditim, si edhe pozicione drejtuese si Drejtor Ekzekutiv.

Bajrami është diplomuar për Administrim Biznes, zotëron Master për Administrim Biznes dhe ka mbrojtur Doktoraturë në Marketing në Universitetin e Tiranës. Ai gjithashtu është ekspert në zinxhirin e furnizimit dhe operacione, të cilat i jep mësim në disa universitete.

Gertjana Drita

Email: gdrita@rcgf.al

Gertjana ju bashkua RCGF ne fillim te vitit 2020 dhe eshte pergjegjese per menxhimin e protofolit te garancive per kredite SME.

Ajo vjen me nje eksperience prej me shume se 15 vitesh ne sektorin bankar, duke mbajtur pozicione drejtuese ne Menaxhimin e Burimeve Njerezore dhe Departamentin e Biznesit SME.

Gertjana eshte diplomuar per Finance dhe Kontabilitet ne Universitetin e Tiranes dhe ka marre pjese ne shume programe trajnimi zhvilluese nderkomberate.

Forcim Kola

Email: fkola@rcgf.al

Forcimi ju bashkua RCGF në Shtator të vitit 2017 dhe është përgjegjës për procesimin dhe vlerësimin e garancive të kredive.

Ai vjen me një eksperiencë prej më shumë se 10 vitesh në sektorin mikrofinanciar dhe bankar, duke mbajtur pozicione që lidhen me kredidhënien, si edhe pozicione drejtuese në Departamentin e Shitjeve dhe Marketingut.

Forcimi është diplomuar për Administrim Biznes, si edhe Master për Marketing në Universitetin e Tiranës dhe ka mbrojtur Doktoraturë në Marketing në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në shumë programe trajnimi ndërkombëtare.

Besiana Lika

Email: blika@rcgf.al

Besiana ka një eksperiencë prej më shumë se 6 vitesh në fushën e financës, kontabilitetit dhe analizës së biznesit.

Pasi iu bashkua RCGF në vitin 2016, Besiana është përgjegjëse për menaxhimin financiar dhe të çështjeve administrative të fondacionit.

Besiana u diplomua në nivelin Bachelor për degën Financë dhe Kontabilitet në vitin 2012 dhe në nivelin Master i Shkencave në Finance në vitin 2014, pranë Fakultetit të Ekonomsë në Universitetin e Tiranës. Që prej diplomimit, njëkohësisht ajo është angazhuar si asistente pedagoge e jashtme pranë këtij fakulteti.

Kjo faqe perdor "cookies" dhe perpunon informacione personale per permiresimin e navigimit te perdoruesve.